Nëpërmjet portalit “Punë të mbarë” do të publikohen për çdo institucion të administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil dhe ato jashtë shërbimit civil, vendet vakante specialist dhe të barazvlefshëm.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të regjistrohen dhe aplikojnë online në platformën “Punë të mbarë”.

NJOFTIM PËR PËRZGJEDHJEN E POZICIONEVE TË PUNËS NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, JASHTË SHËRBIMIT CIVIL,NGA TË KUALIFIKUARIT EKSELENTË,PËR 9 SISTEME MINISTRORE

Në zbatim të pikës 11, të vendimit nr. 812, datë 26/12/2018, të Këshillit të Ministrave, “Për punësimin e studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore, jashtë shërbimit civil, për vitin 2019”, në përfundim të procedurës së përzgjedhjes së pozicioneve të punës nga ana e kandidatëve të kualifikuar, njoftojmë se kandidatët që kanë përzgjedhur vendet e punës dhe do të punësohen me kontratë të përkohshme 1 vjeçare në pozicionet specialist dhe të barazvlefshëm, në institucionet e administratës shtetërore, jashtë shërbimit civil, për 9 sistemet ministrore.
Klikoni këtu për të parë listën e plotë.