Në vijim të thirrjes së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për shprehjen e interesit për ekspertë ekselentë që dëshirojnë të punojnë pranë Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë, në zbatim të nenit 31, pika 3 të Ligjit 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, informojmë se deri në datën 20 prill, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë 93 aplikime.

Pas vlerësimit të kujdesshëm të çdo aplikimi në përputhje me kriteret e shpallura ka përzgjedhur 29 aplikantë të cilët kalojnë në fazën e dytë të përzgjedhjes, përkatësisht testimit me shkrim dhe me gojë.

 

Kandidatët e përzgjedhur që plotësojnë kriteret e shpallura janë:

1. Ada Shameti

2. Adela Brari

3. Anisa Hysesani

4. Arb Kapisyzi

5. Arbora Aliaj

6. Ardi Meçi

7. Armando Memushi

8. Artan Cirraga

9. Arvin Nikaj

10. Arxhilda Rringaj

11. Belisa Kalaja

12. Bledi Kryemadhi

13. Dernard Veshi

14. Edi Sara

15. Elona Cera

16. Enea Malo

17. Eraldo Meçalla

18. Erjon Murati

19. Fatmira Kola

20. Giola Cami

21. Ilda Dushi

22. Jona Mustafaraj

23. Jona Rapi

24. Kejsi Ziu

25. Nensi Tushe

26. Samet Gurguri

27. Senad Zeneli

28. Viliem Kurtulaj

29. Yljana Ylli

 

Njoftojmë të gjithë kandidatët e përzgjedhur se në datë 20 maj 2019, do të zhvillohet testimi me shkrim dhe me gojë për të cilat kërkohet leximi i materialeve të mëposhtme:

  •  Ligji nr. 152/2013 Për Nëpunësin Civil (i azhornuar);
  • Ligji nr. 23/2015 , Për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë;
  • VKM 816, datë 07.10.2015, Rregullorja për Shërbimin e Jashtëm;
  • Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961);
  • Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (1963);
  • E drejta Ndërkombëtare;
  • Kodi I Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, Ligji 44/2015
  • Ceremoniali i Republikës së Shqipërisë;
  • Politika e Jashtme shqiptare.

 

Informojmë se pjesë e këtij testimit me shkrim do të jetë edhe shkrimi i një eseje të shkurtër mbi një temë që lidhet me politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë kandidatët e përzgjedhur se ditën e testimit duhet të paraqesin të gjithë dokumentet e kërkuara origjinale ose kopje të noterizuara të tyre.

Categories: Njoftime