THIRRJE PËR SHPREHJEN E INTERESIT

PËR TË SAPODIPLOMUARIT STUDENTË TË EKSELENCËS

PËR INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE JO SHËRBIM CIVIL NË VARËSI TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

 

Në zbatim të pikës 4, të vendimit nr. 812, datë 26/12/2018, të Këshillit të Ministrave, “Për punësimin e studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore, jashtë shërbimit civil, për vitin 2019”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpall procedurat për shprehjen e interesit për punësimin e studentëve të ekselencës, në pozicionet specialist dhe të barazvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore, jashtë shërbimit civil, konkretisht për grupet e pozicioneve si vijon:

Lloji i diplomës: Inxhinieri Elektrike
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist, Sektori i Oponencave, Drejtoria e Rregullave Teknike dhe Oponencave, Instituti i Ndërtimit – Kategoria Pagës IV-a
Lloji i diplomës: Inxhinieri Gjeologji
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist, Sektori i Hartimit të Projekteve të Brendshme, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve, Autoriteti Rrugor Shqiptar – Kategoria Pagës IV-a
Lloji i diplomës: Inxhinieri Hidroteknike
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist, Sektori i Monitorimit  të Shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve (Benchmarking), Drejtoria e Monitorimit, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori për Rajonin e Jugut, Drejtoria Rajonale, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori për Rajonin e Shqipërisë së Mesme, Drejtoria Rajonale, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori për Rajonin e Veriut, Drejtoria Rajonale, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve – Kategoria Pagës IV-b
Lloji i diplomës: Inxhinieri Ndërtimi
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist, Sektori i Oponencave, Drejtoria e Rregullave Teknike dhe Oponencave, Instituti i Ndertimit – Kategoria Pagës IV-a
Specialist, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Rajonit Verior (Shkodër), Autoriteti Rrugor Shqiptar – Kategoria Pagës IV-b
Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist, Sektori për Rajonin e Jugut, Drejtoria Rajonale, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve – Kategoria Pagës IV-a
Specialist, Sektori për Rajonin e Shqipërisë së Mesme, Drejtoria Rajonale, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve – Kategoria Pagës IV-a
Specialist, Sektori për Rajonin e Veriut, Drejtoria Rajonale, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve – Kategoria Pagës IV-a
Lloji i diplomës: Shkenca Kompjuterike
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist IT, Sektori i Shërbimeve, Drejtoria Shërbimeve të Brendshme, Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori i Monitorimit  të Projekteve dhe Faqes së Internetit, Drejtoria e Monitorimit, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve – Kategoria Pagës IV-a

Afati për dorëzimin e dokumentave                 19 Shkurt 2019

1 Kushtet dhe kriteret për aplikim dhe dokumentacioni

që duhet të dorëzohet

1.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOHEN PËR APLIKIM

Studentët e ekselencës duhet të jenë diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim, në:

  1. Institucionet e arsimit të lartë jashtë Shqipërisë. Diplomat e tyre duhet të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, sipas legjislacionit në fuqi;
  2. Institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Republikën e Shqipërisë;
  3. Institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Republikën e Shqipërisë.
1.2 KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOHEN PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  1. Të kenë përfunduar studimet universitare në secilin prej cikleve të arsimit të lartë me mesatare 9.00 – 10.00 ose ekuivalent;
  2. Të jenë diplomuar në njërën prej fushave që i përket llojit të diplomës së kërkuar për pozicionet e përmendura në këtë shpallje.

 

1.3 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi;
  2. Fotokopje të diplomës/diplomave. Në rastin e diplomave të përfituara jashtë vendit, duhet të dorëzohet edhe dokumenti i njohjes së diplomës nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
  3. Listën/listat e notave;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet online, në  https://punetembare.gov.al

2 Dalja e rezultateve dhe mënyra e njoftimit dhe

komunikimit me kandidatët

2.1 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT

Në datën 12 Mars 2019, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të shpallë në https://punetembare.gov.al, listat e kandidatëve duke i renditur ata sipas mesatares dhe:

  1. Për secilin nga grupet si vijon:
  2. Studentët e diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në një nga vendet anëtare të OECD-së ose BE-së;
  3. Studentët e diplomuar në institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Shqipëri;
  4. Studentët e diplomuar në institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri dhe studentët e diplomuar në vende të tjera jashtë Shqipërisë, të ndryshme nga vendet e OECD-së ose BE-së.
  5. Për secilin nga grupet e pozicioneve si më sipër, të krijuara mbi bazën e kriterit të nivelit dhe llojit të diplomës që kërkon pozicioni i punës (përputhshmëria e nivelit të diplomës dhe fushës së studimit të kandidatit me nivelin dhe llojin e diplomës së kërkuar për pozicionin/pozicionet përkatëse të punës).

Kandidatët, të cilët kanë diplomë të niveleve më të larta se ai që kërkon pozicioni i punës, renditen në të gjitha grupet e pozicioneve të fushës përkatëse të studimit, pavarësisht nivelit të diplomës të kërkuar për grupin përkatës.

2.2 MËNYRA E NJOFTIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KANDIDATËT

Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet publikimeve në https://punetembare.gov.al, e konkretisht:

  1. Në të njëjtën shpallje (si më sipër) për secilin nga grupet e pozicioneve dhe listat e studentëve të kualifikuar do të përcaktohet edhe data, ora dhe vendi, i paraqitjes së kandidatëve për përzgjedhjen e pozicioneve të punës.
  2. Në të njëjtën shpallje (si më sipër) do të publiklohet edhe lista e kandidatëve të skualifikuar (nëse ka të tillë), si dhe arsyeja e skualifikimit për secilin.

Kujdes: Kandidatët e ftuar për të përzgjedhur pozicionet e punës, të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk mund të paraqiten sipas njoftimit në shpalljen publike, duhet të njoftojnë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për pamundësinë e pjesëmarrjes të paktën deri në orarin e përcaktuar prej tij për paraqitjen e kandidatëve.

Shkaqe të arsyeshme konsiderohen:

  1. rastet e sëmundjes së kandidatit, vërtetuar me dokument mjekësor;
  2. vdekja e prindërve, bashkëshortit/es, fëmijës, vëllezërve, motrave;
  3. forcat madhore.

Në këtë rast, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vazhdon procedurën e përzgjedhjes me kandidatët e tjerë. Kandidati i cili nuk ka mundur të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes paraqitet pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në një datë tjetër të mundshme për të përzgjedhur nga pozicionet të cilat kanë mbetur pa u plotësuar (nëse ka ende të tillë).

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E PËRZGJEDHJES

Në datën 26 Mars 2019, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të shpallë në https://punetembare.gov.al, listat e kandidatëve që kanë përzgjedhur pozicionet e punës dhe pozicionet përkatëse.

3 MËNYRA E PËRZGJEDHJES SE KANDIDATËVE

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në datat e përcaktuara në shpalljen për “Rezultatet e verifikimit”, organizon takimet me kandidatët dhe vë në dispozicion të tyre për përzgjedhje pozicionet përkatëse të punës.

Kandidatët e kualifikuar kanë të drejtën e përzgjedhjes midis pozicioneve për grupet për të cilat janë kualifikuar dhe sipas renditjes së tyre në listat përkatëse.

E drejta e përzgjdhjes është si vijon:

  1. Të parët përzgjedhin studentët e diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në një nga vendet anëtare të OECD-së ose BE-së;
  2. Të dytët përzgjedhin studentët e diplomuar në institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Shqipëri;
  3. Të tretët përzgjedhin studentët e diplomuar në institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri dhe studentët e diplomuar në vende të tjera jashtë Shqipërisë, të ndryshme nga vendet e OECD-së osë BE-së.

Për kandidatët të cilët kanë mesatare të njëjtë brenda grupit ku janë përfshirë, e drejta për të përzgjedhur më parë, përcaktohet me short në prezencë të tyre.

Categories: Aplikime pune