Punë të mbarë
  • Kreu
  • Legjislacioni
  • Aplikimi për pozicionet
    vakante
    • NJOFTIME
    • POZICIONE TË LIRA
  • Pyetjet më të shpeshta
  • Kontakt

"PUNË TË MBARË"

Kjo platformë është një mundësi për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, të cilët janë në kërkim të një eksperience në administratën publike. Të rinjtë duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor dhe/ose master profesional/shkencor me mesatare 9.00-10.00 (ose të baravlefshme me to) të secilit prej cikleve të studimit.

Qëllimi është përfitimi i një përvoje kualifikuese, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe në njohjen me administratën publike. Pasi të informoheni rreth nismës së re dhe pas konsultimit të vendeve vakante të kërkuara mund të vijoni me plotësimin e llogarisë dhe hedhjes së dokumenteve kryesore që duhet të plotësoni, në faqen e Departamentit të Administratës Publike

Është hapur raundi i rradhës i aplikimeve për punësim për studentët e ekselencës për vitin 2020, për:

108
Vende Vakante

Nëpërmjet portalit “Punë të mbarë” publikohen vendet vakante specialist dhe të barazvlefshëm pjesë të çdo institucioni të administratës shtetërore (shërbimi civil ose jo).

Ftojmë të gjithë të interesuarit të regjistrohen dhe aplikojnë online
këtu
Njoftime
Legjislacioni
VKM 586, datë 30.08.2019 “Për punësimin e përkohshëm të Studentëve të Ekselencës në institucionet e Administratës Shtetërore”
© Punë të mbarë 2022

Hestia | Developed by ThemeIsle