THIRRJE PËR SHPREHJEN E INTERESIT

PËR TË SAPODIPLOMUARIT STUDENTË TË EKSELENCËS

PËR INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE JO SHËRBIM CIVIL NË VARËSI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË

 

Në zbatim të pikës 4, të vendimit nr. 812, datë 26/12/2018, të Këshillit të Ministrave, “Për punësimin e studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore, jashtë shërbimit civil, për vitin 2019”, Ministria e Drejtësisë shpall procedurat për shprehjen e interesitpër punësimin e studentëve të ekselencës, në pozicionet specialist dhe të barazvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore, jashtë shërbimit civil, konkretisht për grupet e pozicioneve si vijon:

Lloji i diplomës: Mjekësi e Përgjithshme
Niveli minimal i diplomës : Master Shkencor
Specialist (mjek kirurg), Sektori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Instituti i Veçantë “Qendra Spitalore e Burgjeve”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës IV-b
Specialist (mjek pavioni psikiatër), Sektori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Krujë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës IV-b  (2 pozicione)
Specialist (mjek psikiatër), Sektori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës IV-b
Specialist (mjek), Sektori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës IV-b
Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist Finance, Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës IV-a
Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike; Shkenca Juridike
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse dhe Marrëdhënieve e Institucionet, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-b
Lloji i diplomës: Shkenca Inxhinierike; Arkitekturë
Niveli minimal i diplomës : Master Profesional
Inspektor (Topograf), Sektori i Kompensimit Financiar dhe Fizik, Drejtoria e Kompensimit, Agjencia e Trajtimit të Pronës – Kategoria Pagës III-b  (4 pozicione)
Inspektor (Topograf), Sektori i Shqyrtimit të Kërkesave për Njohje Pronësie, Drejtoria e Trajtimit të Kërkesave për Njohje, Agjencia e Trajtimit të Pronës – Kategoria Pagës III-b   (4 pozicione)
Lloji i diplomës: Shkenca Inxhinierike; Shkenca Kompjuterike; Shkenca Ekonomike
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist, Sektori i Raporteve dhe Statistikave, Drejtoria e Analizës, Vlerësimit të Riskut dhe ALBReP/GIS, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-a
Lloji i diplomës: Shkenca Juridike
Niveli minimal i diplomës : Master Profesional
Inspektor (Jurist), Sektori i Kompensimit Financiar dhe Fizik, Drejtoria e Kompensimit, Agjencia e Trajtimit të Pronës – Kategoria Pagës III-b  (4 pozicione)
Inspektor (Jurist), Sektori i Shqyrtimit të Kërkesave për Njohje Pronësie, Drejtoria e Trajtimit të Kërkesave për Njohje, Agjencia e Trajtimit të Pronës – Kategoria Pagës III-b  (3 pozicione)
Inspektor, Sektori i Kontrollit Juridik, Agjencia e Trajtimit të Pronës – Kategoria Pagës III-b (5 pozicione)
Inspektor, Sektori i Përfaqësimit Ligjor, Drejtoria Juridike, Agjencia e Trajtimit të Pronës – Kategoria Pagës III-b   (2 pozicione)
Lloji i diplomës: Shkenca Juridike; Akademia e Rendit ose Sigurisë
Niveli minimal i diplomës : Master Profesional
Inspektor i Drejtorisë së SHKBB-së, Zyra e SHKBB, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Shkodër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës III-b
Lloji i diplomës: Shkenca Juridike; Shkenca Inxhinierike
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist, Sektori i Regjistrimit dhe Hartografisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori i Regjistrimit dhe Hartografisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kolonjë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-c
Specialist, Sektori i Regjistrimit dhe Hartografisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-b (2 pozicione)
Specialist, Sektori i Regjistrimit dhe Hartografisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-c
Specialist, Sektori i Regjistrimit dhe Hartografisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-c
Specialist, Sektori i Regjistrimit dhe Hartografisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori i Regjistrimit Fillestar, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori i Regjistrimit Fillestar, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori i Regjistrimit Fillestar, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori i Regjistrimit Fillestar, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-b (2 pozicione)
Lloji i diplomës: Shkenca Kompjuterike
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist, Sektori i Analizimit dhe Vlerësimit të Riskut, Drejtoria e Analizës, Vlerësimit të Riskut dhe ALBReP/GIS, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-a (2 pozicione)
Specialist, Sektori i Gjeodezisë dhe ALBPOST, Drejtoria e Hartografisë dhe Regjistrimit Fillestar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-a  (3 pozicione)
Specialist, Sektori i Menaxhimit të të Dhënave ALBReP (Zhvillimi i Sistemeve të Aplikacioneve), Drejtoria e Analizës, Vlerësimit të Riskut dhe ALBReP/GIS, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-a
Specialist, Sektori i Ndërveprimit me ALBReP, Drejtoria e Analizës, Vlerësimit të Riskut dhe ALBReP/GIS, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-a  (3 pozicione)
Niveli minimal i diplomës : Master Profesional
Inspektor, Sektori i Web-Gis dhe Regjistrit, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Agjencia e Trajtimit të Pronës – Kategoria Pagës III-b   (2 pozicione)
Lloji i diplomës: Shkenca Shoqërore
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist, Sektori i Arkivave dhe Administrimit të Informacionit, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Kategoria Pagës IV-b
Lloji i diplomës: Shkenca Sociale
Niveli minimal i diplomës : Bachelor
Specialist, Sektori i Çështjeve Shoqërore, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Krujë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori i Çështjeve Shoqërore, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori i Çështjeve Shoqërore, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës IV-b
Specialist, Sektori i Çështjeve Shoqërore, Institucioni i Ekzekutimit te Vendimeve Penale, Rrogozhinë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës IV-b
Lloji i diplomës: Stomatologji
Niveli minimal i diplomës : Master Shkencor
Specialist (mjek stomatolog), Sektori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës IV-b
Specialist (mjek stomatolog), Sektori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Paraburgimi 302, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve – Kategoria Pagës IV-b

 

Afati për dorëzimin e dokumentave                 12 Shkurt 2019

1 Kushtet dhe kriteret për aplikim dhe dokumentacioni

që duhet të dorëzohet

1.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOHEN PËR APLIKIM

Studentët e ekselencës duhet të jenë diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim, në:

  1. Institucionet e arsimit të lartë jashtë Shqipërisë. Diplomat e tyre duhet të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, sipas legjislacionit në fuqi;
  2. Institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Republikën e Shqipërisë;
  3. Institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Republikën e Shqipërisë.
1.2 KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOHEN PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  1. Të kenë përfunduar studimet universitare në secilin prej cikleve të arsimit të lartë me mesatare 9.00 – 10.00 ose ekuivalent;
  2. Të jenë diplomuar në njërën prej fushave që i përket llojit të diplomës së kërkuar për pozicionet e përmendura në këtë shpallje.
1.3 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi;
  2. Fotokopje të diplomës/diplomave. Në rastin e diplomave të përfituara jashtë vendit, duhet të dorëzohet edhe dokumenti i njohjes së diplomës nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
  3. Listën/listat e notave;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet online, në  https://punetembare.gov.al

2 Dalja e rezultateve dhe mënyra e njoftimit dhe

komunikimit me kandidatët

2.1 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT

Në datën  5 Mars 2019, Ministria e Drejtësisë do të shpallë në https://punetembare.gov.al/, listat e kandidatëve duke i renditur ata sipas mesatares dhe:

  1. Për secilin nga grupet si vijon:
  2. Studentët e diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në një nga vendet anëtare të OECD-së ose BE-së;
  3. Studentët e diplomuar në institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Shqipëri;
  4. Studentët e diplomuar në institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri dhe studentët e diplomuar në vende të tjera jashtë Shqipërisë, të ndryshme nga vendet e OECD-së ose BE-së.
  5. Për secilin nga grupet e pozicioneve si më sipër, të krijuara mbi bazën e kriterit të nivelit dhe llojit të diplomës që kërkon pozicioni i punës (përputhshmëria e nivelit të diplomës dhe fushës së studimit të kandidatit me nivelin dhe llojin e diplomës së kërkuar për pozicionin/pozicionet përkatëse të punës).

Kandidatët, të cilët kanë diplomë të niveleve më të larta se ai që kërkon pozicioni i punës, renditen në të gjitha grupet e pozicioneve të fushës përkatëse të studimit, pavarësisht nivelit të diplomës të kërkuar për grupin përkatës.

2.2 MËNYRA E NJOFTIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KANDIDATËT

Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet publikimeve në https://punetembare.gov.al , e konkretisht:

  1. Në të njëjtën shpallje (si më sipër) për secilin nga grupet e pozicioneve dhe listat e studentëve të kualifikuar do të përcaktohet edhe data, ora dhe vendi, i paraqitjes së kandidatëve për përzgjedhjen e pozicioneve të punës.
  2. Në të njëjtën shpallje (si më sipër) do të publiklohet edhe lista e kandidatëve të skualifikuar (nëse ka të tillë), si dhe arsyeja e skualifikimit për secilin.

Kujdes: Kandidatët e ftuar për të përzgjedhur pozicionet e punës, të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk mund të paraqiten sipas njoftimit në shpalljen publike, duhet të njoftojnë Ministrinë e Drejtësisë për pamundësinë e pjesëmarrjes të paktën deri në orarin e përcaktuar prej tij për paraqitjen e kandidatëve.

Shkaqe të arsyeshme konsiderohen:

  1. rastet e sëmundjes së kandidatit, vërtetuar me dokument mjekësor;
  2. vdekja e prindërve, bashkëshortit/es, fëmijës, vëllezërve, motrave;
  3. forcat madhore.

Në këtë rast, Ministria e Drejtësisë vazhdon procedurën e përzgjedhjes me kandidatët e tjerë. Kandidati i cili nuk ka mundur të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes paraqitet pranë Ministrisë së Drejtësisë në një datë tjetër të mundshme për të përzgjedhur nga pozicionet të cilat kanë mbetur pa u plotësuar (nëse ka ende të tillë).

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E PËRZGJEDHJES

Në datën 20 Mars 2019, Ministria e Drejtësisë do të shpallë në https://punetembare.gov.al, listat e kandidatëve që kanë përzgjedhur pozicionet e punës dhe pozicionet përkatëse.

3 MËNYRA E PËRZGJEDHJES SE KANDIDATËVE

Ministria e Drejtësisë, në datat e përcaktuara në shpalljen për “Rezultatet e verifikimit”, organizon takimet me kandidatët dhe vë në dispozicion të tyre për përzgjedhje pozicionet përkatëse të punës.

Kandidatët e kualifikuar kanë të drejtën e përzgjedhjes midis pozicioneve për grupet për të cilat janë kualifikuar dhe sipas renditjes së tyre në listat përkatëse.

E drejta e përzgjdhjes është si vijon:

  1. Të parët përzgjedhin studentët e diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në një nga vendet anëtare të OECD-së ose BE-së;
  2. Të dytët përzgjedhin studentët e diplomuar në institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Shqipëri;
  3. Të tretët përzgjedhin studentët e diplomuar në institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri dhe studentët e diplomuar në vende të tjera jashtë Shqipërisë, të ndryshme nga vendet e OECD-së osë BE-së.

Për kandidatët të cilët kanë mesatare të njëjtë brenda grupit ku janë përfshirë, e drejta për të përzgjedhur më parë, përcaktohet me short në prezencë të tyre.

Categories: Aplikime pune